Haxhiu pas dorëzimit të detyrës: Detyrat shtetërore na besohen për një kohë, përgjegjësia mbetet e përhersh

Kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu ka uruar presidenten e Kosovës, Justina Shiroka Pula për marrjen e detyrës së saj si e para e shtetit. Haxhiu përmes një postimi në Facebook tha se ishte e nderuar që i shërbeu Kosovës si ushtruese e detyrës së presidentes. “Detyrat shtetërore na besohen për një kohë, por përgjegjësia për…

Lajme

07/10/2026 18:02

Kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu ka uruar presidenten e Kosovës, Justina Shiroka Pula për marrjen e detyrës së saj si e para e shtetit.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook tha se ishte e nderuar që i shërbeu Kosovës si ushtruese e detyrës së presidentes.

“Detyrat shtetërore na besohen për një kohë, por përgjegjësia për vendin mbetet e përhershme. Me këtë bindje, sot ia dorëzova detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, Presidentes së zgjedhur, Justina Shiroka Pula. Ndihem e nderuar që pata mundësinë t’i shërbej Republikës edhe në këtë detyrë. Mirënjohjen më të thellë e kam për njerëzit që më besuan dhe më pritën me ngrohtësi”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë: