Haxhiu ngutet për zgjedhjen e kryeprokurit të shtetit, flet me kryesuesin e KPK-së për përmbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi

U.D Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi. Në këtë takim, Haxhiu ka thënë se kanë biseduar për arritjet dhe sfidat me të cilat përballet sistemi prokurorial në vend. “Folëm për reformat në drejtësi dhe domosdoshmërinë e përmbylljes sa më të shpejtë të procesit…

Lajme

22/04/2026 12:17

U.D Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi.

Në këtë takim, Haxhiu ka thënë se kanë biseduar për arritjet dhe sfidat me të cilat përballet sistemi prokurorial në vend.

“Folëm për reformat në drejtësi dhe domosdoshmërinë e përmbylljes sa më të shpejtë të procesit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit”, ka thënë u.d. Presidentja Haxhiu.

Po ashtu, në takim është folur edhe për nevojat buxhetore, infrastrukturën, si dhe nevoja për më shumë prokurorë dhe staf mbështetës, çështje që ndikojnë në efikasitetin institucional.

“Riafirmova përkushtimin për pavarësinë institucionale dhe forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, ka theksuar u.d. Presidentja Haxhiu. /Lajmi.net/