Haxhiu i del në mbrojtje Rozeta Hajdarit që po akuzohet se e ka dëmtuar buxhetin e Kosovës afro 3 milion euro: Aktakuzë e motivuar politikisht

Zyrtarja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka reaguar ashpër pas ngritjes së aktakuzës ndaj Ministres Rozeta Hajdari, duke e cilësuar atë si tërësisht të ndikuar. “Kaherë kemi theksuar se hetimet ndaj Ministres Hajdari janë të ndikuara, dhe ngritja e aktakuzës ndaj saj e vërteton këtë,” ka deklaruar Haxhiu, duke theksuar se ministrja “as nuk është e…

Lajme

11/11/2025 19:50

Zyrtarja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka reaguar ashpër pas ngritjes së aktakuzës ndaj Ministres Rozeta Hajdari, duke e cilësuar atë si tërësisht të ndikuar.

“Kaherë kemi theksuar se hetimet ndaj Ministres Hajdari janë të ndikuara, dhe ngritja e aktakuzës ndaj saj e vërteton këtë,” ka deklaruar Haxhiu, duke theksuar se ministrja “as nuk është e korruptuar, as nuk ka keqpërdorur detyrën e saj zyrtare”, transmeton lajmi.net.

Sipas saj, aktakuza është “e motivuar politikisht, pa asnjë bazë reale dhe dukshëm e qëllimshme”, ndërsa shtoi se ministrja ka vepruar në çdo rast për të mbrojtur interesin e shtetit dhe për të siguruar rezerva shtetërore. “Është e qartë se ekziston një tendencë për ta njollosur figurën e saj. Drejtësia duhet të mbështetet në fakte e jo në ndikime politike,” ka përfunduar Haxhiu.

Postimi i plotë:

Kaherë kemi theksuar se hetimet ndaj Ministres Hajdari janë të ndikuara, dhe ngritja e aktakuzës ndaj saj e vërteton këtë. Ministrja Hajdari as nuk është e korruptuar, as nuk ka keqpërdorur ndonjëherë detyrën e saj zyrtare. Për këtë rast jam e njoftuar në çdo detaj, pasi edhe Avokatura Shtetërore ka qenë e përfshirë me qëllim të mbrojtjes së interesit publik.

Kjo aktakuzë është e motivuar politikisht, pa asnjë bazë reale dhe dukshëm e qëllimshme.
Ministrja ka bërë gjithçka që ka qenë në dorën e saj për të mbrojtur interesin e vendit dhe për të siguruar që Kosova të ketë rezerva shtetërore, ndryshe nga qeveritë e kaluara, të cilat kishin lënë vendin pa rezerva.

Është e qartë se ekziston një tendencë për të njollosur figurën e saj.

Drejtësia duhet të mbështetet në fakte dhe në punën e bërë, e jo në ndikime apo qëllime politike./lajmi.net/