Haxhiu e Beqa në garë të ngushtë për mandatin e fundit në PDK

Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025 sollën një rezultat të ri sa i përket përqindjeve, por jo edhe renditjen. Vetëvendosje doli e para, PDK e dyta dhe LDK  e treta por këtë herë me rënie ekstreme në vota. Partia Demokratike e Kosovës, bazuar në rezultatet e KQZ-së do t’i ketë 23 mandate, përfshirë së paku…

Lajme

05/01/2026 13:04

Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025 sollën një rezultat të ri sa i përket përqindjeve, por jo edhe renditjen.

Vetëvendosje doli e para, PDK e dyta dhe LDK  e treta por këtë herë me rënie ekstreme në vota.

Partia Demokratike e Kosovës, bazuar në rezultatet e KQZ-së do t’i ketë 23 mandate, përfshirë së paku 7 gra.

Sipas këtyre përditësimeve, Bekim Haxhiu dhe Hajdar Beqa janë në një garë të ngushtë për mandatin e fundit në PDK.

‘Kamishi’ ka 20 mijë e 447 vota, ndërsa Beqa 20 mijë e 227 vota./Lajmi.net/