Haxhiu: Dyshimet për varrezë të dytë masive dëshmojnë se drejtësia ende nuk është vënë në vend

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka shkruar pasi Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë identifikuar edhe një lokacion tjetër në Zubin Potok me mbetje mortore. Ajo ka thënë se dyshimet për një varrezë të dytë masive janë një rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe një…

Lajme

02/08/2026 21:36

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka shkruar pasi Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë identifikuar edhe një lokacion tjetër në Zubin Potok me mbetje mortore.

Ajo ka thënë se dyshimet për një varrezë të dytë masive janë një rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe një dëshmi se drejtësia ende nuk është vënë plotësisht në vend.

“Shtrirja e sovranitetit dhe rendit kushtetues në çdo pjesë të Republikës së Kosovës nuk ka qenë vetëm obligim institucional, por edhe një parakusht për të mundësuar zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë, zbulimin e varrezave masive dhe kthimin e mbetjeve mortore të viktimave te familjet e tyre”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka shprehur mirënjohjen dhe mbështtjen e plotë për të gjitha institucionet e Kosovës që po punojnë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë.

“Çdo varrezë e zbuluar është një hap drejt së vërtetës, por edhe një dëshmi se plagët e luftës mbeten të hapura derisa të gjendet personi i fundit i zhdukur dhe përgjegjësit për këto krime të dalin para drejtësisë. Në këto momente, shprehim solidaritetin më të thellë me familjet e viktimave, të cilat për më shumë se dy dekada kanë pritur të dinë fatin e më të dashurve të tyre. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar që e vërteta të zbardhet plotësisht dhe kujtesa për viktimat të nderohet me dinjitet”, ka shtuar Haxhiu. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: