Haxhiu: Do të tërhiqem nëse nuk marr 61 vota në votimin e fshehtë
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka theksuar se emri i saj do të shkojë për votim të fshehtë vetëm një herë dhe nëse nuk siguron 61 vota, ajo do të tërhiqet nga gara. “Unë kam thënë që emri im me votim të fshehtë shkon vetëm një herë, pra nuk do…

Lajme
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka theksuar se emri i saj do të shkojë për votim të fshehtë vetëm një herë dhe nëse nuk siguron 61 vota, ajo do të tërhiqet nga gara.
“Unë kam thënë që emri im me votim të fshehtë shkon vetëm një herë, pra nuk do të ketë herë të dy. Nëse nuk i marrë 61 vota, unë do të tërhiqem,” ka thënë Haxhiu, transmeton lajmi.net
Ajo ka sqaruar se votimi i fshehtë nuk përbën shkelje të Kushtetutës dhe se kjo është konfirmuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, transmeton lajmi.net
“Dhe propozimi i dytë është që kemi thënë se ta bëjmë një marrëveshje që ta rrëzojmë komisionin për votimin e fshehtë dhe pastaj merremi vesh për kryetarin e kuvendit dhe nënkryetarët,” ka thënë ajo.
Më tej, Haxhiu ka akuzuar opozitën për vendosje barrikadash politike, ndërsa Vetëvendosje po bën kompromise.
“Për sa kohë që ne kemi bërë lëvizje, ata po vendosin barrikada. Prandaj, nuk ka kuptim për mua të thuash që po shkojë në takim dhe të mos e bëjnë asnjë lëvizje,” ka deklaruar ajo./lajmi.net/