Hat-rick nga Kane, Tottenhami mposht bindshëm Murën

Ekipi anglez ka arritur fitore bindëse në Ligën e Konferencës.

Sport

30/09/2021 22:55

Tottenhami ka mposhtur me rezultat të thellë Murën 5-1, shkruan lajmi.net.

Vendasit e nisën me dominim qysh në fillim dhe fituan një penallti që e konkretizoi në gol Dele Alli në min e 3’.

Ekipi anglez vazhdoi me lojë të bukur dhe dyfishoi epërsinë në min e 8’ përmes Giovanni Lo Celsos.

Edhe në vazhdim Spurs pati raste të thellojë epërsinë, megjithatë pjesa e parë u mbyll 2-0.

Në pjesën e dytë Mura ngushtoi epërsinë në min e 53’ përmes Ziga Kous.

Megjithatë në min e 58’ u inkuadrua në lojë Harry Kane duke nisur spektalin personal.

Kane fillimisht shënoi në min e 68’ për 3-1, ndërsa në min e 76’ realizoi sërish për 4-1.

Anglezi kompletoi hat-rickun në min e 88 duke vulosur rezultatin përfundimtarë 5-1.

Me këtë fitore Tottenhami merr pozitën e parë në grupin G me katër pikë, ndërsa Mura mbetet e fundit pa pikë.

Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve që u luajtën nga ora 21:00 në Ligën e Konferencës. /Lajmi.net/