Hashim Thaçi kujton Rambujenë

Sipas Thaçit, Konferenca e Rambujesë krijoi mundësitë e intervenimit ushtarak të NATO’s. Megjithatë,Kryeministri ka thënë se pa luftën çlirimtare, bashkësia ndërkombëtare nuk do ta organizonte Rambujenë.

Lajme

05/02/2014 20:44

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka sjellë në kujtesë sot 6 shkurtin e vitit 1999 kur nga mallet e Kosovës, u nis për në Francë në bisedimet e ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët për t’I dhënë fund luftës në Kosovë.

Sipas Thaçit, Konferenca e Rambujesë krijoi mundësitë e intervenimit ushtarak të NATO’s. megjithatë,Kryeministri ka thënë se pa luftën çlirimtare, bashkësia ndërkombëtare nuk do ta organizonte Rambujenë.

“Më 6 shkurt mbushen 15 vite që kur filloi punimet Konferenca e parë ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje të Francës”.

“Konferenca u organizua pas luftës heroike të UÇK’së dhe rezistencës gjithë qytetare të popullit të Kosovës”.

 

“Kjo Konferencë u organizua nga bashkësia ndërkombëtare me rol udhëheqës nga SHBA, BE dhe me prezencë të Rusisë. Pa luftën çlirimtare, bashkësia ndërkombëtare nuk do ta organizonte Rambujenë”.

 

“Me marrëveshjen e Rambujesë u krijua mundësia e intervenimit të NATO’s ndaj caqeve të ushtrisë serbe në Kosovë. Falë sakrificës heroike të popullit të Kosovës dhe bombardimeve të NATO ‘s, Kosova fito lirinë në qershor të vitit 1999. Në shenjë nderimi kujtojmë dëshmorët e lirisë, sakrificën e invalidëve të luftës, veteranët dhe mundin e gjithë qytetarëve të Kosovës për liri. Çdo qytetar i Kosovës është çlirimtar”.

“Në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, falënderoj SHBA’të, BE’në dhe NATO’n”, ka shkruar Thaçi në profiling e tij në Facebook.