Harry Winks zhgënjen te Sampdoria, klubi po e mendon shkëputjen e marrëveshjes së huazimit

Dikur ishte një nga mesfushorët më premtues në Angli, por Harry Winks aktualisht po zhgënjen te Sampdoria, dhe krejt faji i gjendjes së tij në aspektin fizik. Skuadra e Sampdoria ka pasur një start shumë të dobët të sezonit në Serie A. Disa lëvizje në merkaton e verës, përfshirë ajo për Harry Winks të Tottenham,…

Sport

19/10/2022 13:09

Dikur ishte një nga mesfushorët më premtues në Angli, por Harry Winks aktualisht po zhgënjen te Sampdoria, dhe krejt faji i gjendjes së tij në aspektin fizik.

Skuadra e Sampdoria ka pasur një start shumë të dobët të sezonit në Serie A.

Disa lëvizje në merkaton e verës, përfshirë ajo për Harry Winks të Tottenham, bënë që pritjet të jenë më të mëdha për skuadrën italiane. Megjithatë, lëvizjet s’po dalin të jenë më të qëlluarat.

Sipas raportimeve të ‘La Repubblica’, Sampdoria janë duke konsideruar shkëputjen e marrëveshjes së huazimit, qysh në janar, përcjell lajmi.net. Zhgënjimi nga Winks lidhet shumë edhe me lëndimet e tij.

26-vjeçari akoma s’ka regjistruar dot debutimin e tij në Serie A.

Ai aktualisht po vuan nga një lëndim në kyçin e këmbës dhe debutimi pritet të vonojë edhe pak.

Për Sampdoria, s’ka kohë për t’u humbur. Ata aktualisht janë në pozitën e fundit në tabelën e Serie A, me vetëm tri pikë. /Lajmi.net/