Harry Maguire arrin marrëveshje me klubin e ri, mbetët në Premier League

Mbrojtësi i Kombëtares së Anglisë, Harry Maguire pritet që gjatë merkatos të bëhet me ekip të ri. Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano mbrojtësi i Manchester Unitedit ka arritur marrëveshje me ekipin nga Londra, West Ham United, shkruan Lajmi.net Shifra që “The Hammers” pritet të paguajnë për mbrojtësin e shumëpërfolur për gabimet që bën, është…

Sport

09/08/2023 11:17

Mbrojtësi i Kombëtares së Anglisë, Harry Maguire pritet që gjatë merkatos të bëhet me ekip të ri.

Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano mbrojtësi i Manchester Unitedit ka arritur marrëveshje me ekipin nga Londra, West Ham United, shkruan Lajmi.net

Shifra që “The Hammers” pritet të paguajnë për mbrojtësin e shumëpërfolur për gabimet që bën, është 30 milionë funta.

Maguire ishte kapiten te “Djajtë e Kuq” por shirtin ia hoqi Erik Ten Hag, kjo për shkak të lojës jo të mirë që bënte kohëve të fundit./Lajmi.net/