Haraqija: Vetëvendosje është themeluar nga Shërbimi Informativ i Kosovës

Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është themeluar nga Shërbimi Informativ i Kosovës. Haraqija ndër të tjera përmend edhe shkuarjen e Rexhep Selimit në këtë parti të cilën e konsideron si fakt, shkruan Lajmi.net ”Unë kam thënë moti se Vetëvendosjen e ka kiju SHIK-u qeshnin me mu, tash…

Lajme

05/08/2024 22:07

Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është themeluar nga Shërbimi Informativ i Kosovës.

Haraqija ndër të tjera përmend edhe shkuarjen e Rexhep Selimit në këtë parti të cilën e konsideron si fakt, shkruan Lajmi.net

”Unë kam thënë moti se Vetëvendosjen e ka kiju SHIK-u qeshnin me mu, tash po shihet që krejt pjesë e PDK-së që kanë qenë janë brenda Vetëvendosjes, LDK s’ka. Është e vërtetë 100 përqind, u pa pasi kaloi Rexhep Selimi aty, tash të gjithë bashkë janë kjo strukturë, nuk janë të LDK-së”, tha Haraqija.

Haraqija, ka shtuar se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, u kanë mbijetuar ndryshimeve të mëdha.

”Janë dy subjekte politike në Kosovë, LDK dhe PDK, që çdo ditë po vërtetohet se këto të dyja kanë me mbijetua. Sepse AAK-ja është e Haradinajt, nëse nuk është Haradinaj s’ka parti më, ajo nuk mbijeton më. Njëjtë është edhe Vetëvendosje, pa Albin Kuritn s’ka më. E mira është që PDK-ja, LVV-ja dhe partitë tjera nga ky krah i luftës është mirë të bashkohen me PDK-në, ta kenë një koncept të përbashkët dhe LDK-ja me ndenjtë në pjesën tjetër me PSHDK-në”, tha Haraqija.