Haradinaj pyet Mustafën: A i zbaton ligjet e Kosovës apo merr detyra diku tjetër
Deputet e Kuvendit të Kosovës, debatin për 100 ditëshin e qeverisjes nga kryeministri Isa Mustafa e kanë vazhduar edhe të premten.
Lajme
Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Puhie Demaku, ka folur për politikën e jashtme të “Qeverisë Mustafa”, duke thënë se kjo e fundit ka ngecur në këto 100 ditë, duke mos i sjellë vendit asnjë njohje.
Demaku ka thënë se ndonëse është ftuar disa herë ministri i jashtëm Hashim Thaçi për të raportuar para këtij komisioni, lidhur me njohjet dhe politikën e jashtme që ka Kosova, ky i fundit sipas saj ka injoruar dhe neglizhuar këtë komision.
Demaku ka thënë se ish-kryeministri është duke e kthyer Republikën Parlamentare në Republikë Qeveritare, çka edhe ishte sipas saj synim i Thaçit.
Kurse, Daut Haradinaj deputet i AAK-së, teksa ka lexuar nenet e ligjit të FSK-së, ku thuhet se ‘FSK do të angazhohet në gjithë territorin e Kosovës’, duke komentuar deklaratën e kryeministrit
Mustafa se FAK nuk do të veprojë në veri pa miratimin e NATO-s, ai i bëri pyetje kryeministrit se a është për t’i implementuar ligjet në Kosovës apo duhet të merr detyra nga diku tjetër?
Ndërsa, deputeti i PDK-së, Nait Hasani, sa i përket sektorit të arsimit, ka kërkuar që inspektimi nëpër shkolla të jetë më aktiv për shkak të siç ka thënë ai, parregullsive, pasigurisë dhe dyshimeve për diploma fals.