Haradinaj: Puna e Bujar Gjurgjealës do të kujtohet ndër breza
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e Bujar Gjurgjealës.
Lajme
Bujar Gjurgjeala ishte njeriu i cili shpalli Deklaratën Kushtetuese të Dy Korrikut, shkruan lajmi.net.
Haradinaj ka thënë se, Bujari do të kujtohet ndër breza me punën dhe përkushtimin e tij që me guxim dhe devotshmëri iu përgjigj thirrjes së epokës së tij, e kështu u bë pjesë e historisë së re të vendit të tij.
Ky është postimi i tij i plotë:
Prekës lajmi për vdekjen e Bujar Gjurgjealës, njeriu që udhëhoqi mbledhjën e Kuvendit të Kosovës në të cilen u shpall Deklarata Kushtetuese e Dy Korrikut, 1990 që e avancoi statusin politik të vendit në Republikë.
Do të kujtohet ndër breza puna dhe përkushtimi i Bujarit që me guxim e devotshmëri iu përgjigj thirrjes së epokës së tij, duke u bërë pjesë e historisë së re të vendit.
Ngushëllime të thella familjes, miqve dhe delegatëve të Kuvendit të Kosovës të viteve ’90. I qoftë i lehtë dheu i kësaj toke!
RH. /Lajmi.net/