Haradinaj për Rrahman Jasharajn: S’ka pasë njeri ma të zorshëm, e di çka kam hekë
Ish-kryeministri i vendit dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për betejën që e ka hapur me grevistët, e veçanërisht me kryetarin e këshillit grevist, Rrahman Jasharaj, i cili së fundmi është sulmuar edhe fizikisht. Haradinaj, i cili si kryeministër ishte përballur me Jasharajn në vitin 2019, kur…

Lajme
Ish-kryeministri i vendit dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për betejën që e ka hapur me grevistët, e veçanërisht me kryetarin e këshillit grevist, Rrahman Jasharaj, i cili së fundmi është sulmuar edhe fizikisht.
Haradinaj, i cili si kryeministër ishte përballur me Jasharajn në vitin 2019, kur mësuesit kërkonin rritje pagash në një grevë trejavëshe, ka thënë se Jasharaj ishte një njeri i vështirë për të negociuar.
“Ma të zorshëm se Jasharaj nuk ka pasë. Ma të vshtirë nuk ka pasë. E di çka kam hekë me këta njerëz me negociuar Ligjin e Pagave. Kësaj here ju siguroj, nënave e baballarëve, ka një vit që Albin Kurti po i maltreton mësuesit dhe punëtorët e sektorit publik, duke mos i rritur pagat”, ka thënë ai në Pressing të T7.
Haradinaj nuk i ka arsyetuar fyerjet e sulmet ndaj Jasharajt.