Haradinaj për rekrutimin në pozita të larta drejtuese: Ende kemi shumë sfida

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë sot në konferencën rreth projektit të Ambasadës së Britanisë në Kosovë për rekrutimin në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil dhe institucione të pavarura.

Lajme

18/03/2019 10:23

Kryeministri i Kosovës, Ramsuh Haradinaj, gjatë fjalimit të tij në konferencën rreth projektit të Ambasadës së Britanisë në Kosovë për rekrutimin në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil dhe institucione të pavarura, ka thënë Kosova ende ka shumë punë bërë të bërë, shkruan lajmi.net.

“Ekspertiza britanike për përzgjedhjen e kuadrove nëpër pozita të larta drejtuese në shërbimin civil dhe borde të ndërmarrjeve publike, na ka shërbyer që ky proces të jetë kredibil dhe i paanshëm”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, duke shtuar se pavarësisht kësaj, Kosova sipas tij ka ende shumë sfida.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Ekspertiza britanike për përzgjedhjen e kuadrove nëpër pozita të larta drejtuese në shërbimin civil dhe borde të ndërmarrjeve publike, na ka shërbyer që ky proces të jetë kredibil dhe i paanshëm.

Me ambasadën britanike kemi punuar së bashku për dy vite për fuqizimin e qeverisjes së mirë, duke konsoliduar transparencën dhe llogaridhënien në institucionet publike.

Në konferencën vjetore të Projektit të Ambasadës Britanike për procesin e rekrutimit të pozitave të larta drejtuese, theksova se kemi ende shumë sfida, por do të vazhdojmë me përkushtim në evitimin e tendencave të politizimit të rekrutimit, që të vendoset etika e pushtetit, profesionalizmi dhe meritokracia. /Lajmi.net/