Përparim Rama me bashkëshorten merr pjesë në Ditën e Komunës së Kotorit – ndan pamje nga pritja atje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar në Facebook se ka qen ënë Komunën e Kotorit të Malit të Zi, në rastin e 82-vjetorit të çlirimit të këtij qyteti. Ai ka thënë se është takuar me kryetarin e kësaj komunë Vladimir Jokic, duke e falënderuar atë për mikpritjen. “Në Kotor, bashkë me Kristalen, patëm kënaqësinë…

Lajme

22/11/2026 21:08

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar në Facebook se ka qen ënë Komunën e Kotorit të Malit të Zi, në rastin e 82-vjetorit të çlirimit të këtij qyteti.

Ai ka thënë se është takuar me kryetarin e kësaj komunë Vladimir Jokic, duke e falënderuar atë për mikpritjen.

“Në Kotor, bashkë me Kristalen, patëm kënaqësinë të jemi pjesë e aktiviteteve me rastin e Ditës së Komunës, që shënon 82-vjetorin e çlirimit të qytetit. Faleminderit kryetarit të Komunës së Kotorrit, Vladimir Jokić, për mikpritjen. Ato ishin një kujtesë e fuqishme se historia jeton në identitetin dhe vlerat që ua përcjellim brezave. Prishtina dhe Kotori kanë shumë për të ndarë: përvoja, ide dhe mënyra për ta afruar kulturën e trashëgiminë me qytetarët dhe vizitorët. Bashkëpunimi mes qyteteve merr kuptim kur vizitat kthehen në njohje më të thellë dhe në lidhje që vazhdojnë edhe pas përfundimit të ceremonive. Urime qytetarëve të Kotorit për Ditën e Komunës”, ka shkruar ai në Facebook.