Haradinaj në Prizren: Prijësit fetarë frymëzuan edhe gjeneratën e UÇK-së

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për President, Ramush Haradinaj sot gjatë ditës ka vizituar  Prizrenin.

Lajme

25/01/2021 21:12

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se në Prizren ka vizituar sot Sheh Abdylkadrin.

“Në Prizren kam vizituar sot Sheh Abdylkadrin, Sheh Abedinin, Sheh Hadrin dhe teqen e Melamive. Për kontribut të jashtzakonshëm në çështjen kombëtare, kam ndarë medaljet “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, ka shkruar ai.

“Prijësit fetarë, përpos si udhëzues shpirtëror dhe moral të popullit, ata ishin edhe frymëzues të lëvizjes për liri. Mësimet dhe këshillat e tyre, frymëzuan edhe gjeneratën e UÇK-së, ashtu siç frymëzuan dhe kultivuan atdhedashurinë në të gjitha periudhat historike”. 

Postimi i plotë:

Në Prizren kam vizituar sot Sheh Abdylkadrin, Sheh Abedinin, Sheh Hadrin dhe teqen e Melamive. Për kontribut të jashtzakonshëm në çështjen kombëtare, kam ndarë medaljet “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.

Prijësit fetarë, përpos si udhëzues shpirtëror dhe moral të popullit, ata ishin edhe frymëzues të lëvizjes për liri. Mësimet dhe këshillat e tyre, frymëzuan edhe gjeneratën e UÇK-së, ashtu siç frymëzuan dhe kultivuan atdhedashurinë në të gjitha periudhat historike. 

RH