Haradinaj: Kosova nuk është mirë, duhet të bëjmë më të mirën

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj në hapjen e fushatës së kësaj partie, të bërë në Gjakovë, tha se Kosova nuk është mirë. Ai u shpreh se duhet të bëhet më e mira që vendi të nxjerret nga kjo gjendje që është. “Kosova nuk është mirë, secili nga ne duhet ta bëjmë më të mirën që…

Lajme

28/05/2026 20:25

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj në hapjen e fushatës së kësaj partie, të bërë në Gjakovë, tha se Kosova nuk është mirë.

Ai u shpreh se duhet të bëhet më e mira që vendi të nxjerret nga kjo gjendje që është.

“Kosova nuk është mirë, secili nga ne duhet ta bëjmë më të mirën që dijmë ta bëjmë për ta nxjerrë Kosovën nga kjo gjendje që është”, tha ai.
Ai pati disa fjalë edhe për kandidatin për kryeministër nga radhët e Aleancës, Ardian Gjinin.

“Unë besoj që e kam bërë më të mirën, sepse ia kam besuar me bindje, me zemër njeriut më të njohur që e njoh, me qenë kandidat për kryeministër të Kosovës, Ardian Gjinit. Jam rritur me të, e kam përcjellur nga afër, ju siguroj që jo vetëm që e përfaqëson Gjakovën në vlerat më të mira që i ka, por na bën krenar gjithë shqiptarët kudo që janë, krejt Kosovën, krejt kombin”, u shpreh Haradinaj.