E premtja me mot të qëndrueshëm në Kosovë, temperatura deri në 33 gradë Celsius

E premtja do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët, i shoqëruar me vranësira të herëpashershme në pjesë të ndryshme të Kosovës. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kushtet atmosferike do të jenë të qëndrueshme, duke krijuar mot të favorshëm për aktivitetet në natyrë dhe lëvizje gjatë ditës, transmeton lajmi.net. Temperaturat minimale pritet të variojnë nga…

Lajme

26/06/2026 07:59

E premtja do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët, i shoqëruar me vranësira të herëpashershme në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kushtet atmosferike do të jenë të qëndrueshme, duke krijuar mot të favorshëm për aktivitetet në natyrë dhe lëvizje gjatë ditës, transmeton lajmi.net.

Temperaturat minimale pritet të variojnë nga 13 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 27 deri në 33 gradë Celsius.

Ndërkohë, era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë./lajmi.net/