IHMK paralajmëron rritje të temperaturave, apel për kujdes nga i nxehti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se vendi do të përballet me një rritje graduale të temperaturave gjatë ditëve në vijim, duke bërë thirrje për kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë orëve më të nxehta të ditës. Sipas njoftimit të institutit, periudha nga 25 deri më 29 qershor do të karakterizohet me temperatura në rritje…

Lajme

26/06/2026 08:00

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se vendi do të përballet me një rritje graduale të temperaturave gjatë ditëve në vijim, duke bërë thirrje për kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Sipas njoftimit të institutit, periudha nga 25 deri më 29 qershor do të karakterizohet me temperatura në rritje në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa disa rajone do të preken më shumë nga valët e të nxehtit, transmeton lajmi.net.

“Sipas parashikimeve të IHMK-së, nga data 25–29 qershor 2026, temperaturat do të jenë në rritje graduale në të gjithë territorin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Instituti thekson se rajoni i Dukagjinit pritet të regjistrojë valë të nxehti të nivelit 2, ndërsa në pjesën tjetër të vendit parashikohet kryesisht nivel 1.

Njëkohësisht, IHK u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin ekspozimin e zgjatur në rrezet e diellit, të konsumojnë mjaftueshëm lëngje dhe të respektojnë udhëzimet e institucioneve shëndetësore.

“Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell, qëndroni të hidratuar dhe ndiqni rekomandimet e IKSHPK-së”, thuhet në apelin e institutit./lajmi.net/