Haradinaj kërkon veprim urgjent pas përmbytjeve në Kosovë: Dora e shtetit duhet të ndjehet menjëherë dhe përgjatë gjjthë vitit 2026

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përmbytjeve që kanë shkaktuar dëme të mëdha në mbarë vendin, duke kërkuar veprim të menjëhershëm institucional. Haradinaj ka theksuar se shtëpi, biznese dhe ekonomi familjare janë goditur rëndë, ndërsa situata nuk pret vonesa. Ai ka kërkuar vlerësim urgjent të dëmeve, ndarje të…

Lajme

10/01/2026 17:44

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përmbytjeve që kanë shkaktuar dëme të mëdha në mbarë vendin, duke kërkuar veprim të menjëhershëm institucional.

Haradinaj ka theksuar se shtëpi, biznese dhe ekonomi familjare janë goditur rëndë, ndërsa situata nuk pret vonesa.

Ai ka kërkuar vlerësim urgjent të dëmeve, ndarje të menjëhershme të fondeve emergjente dhe mbështetje direkte për familjet e prekura, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, buxheti i vitit 2026 duhet të përshtatet për të reflektuar qartë pasojat e kësaj fatkeqësie, ndërsa “dora e shtetit duhet të ndihet menjëherë dhe gjatë gjithë vitit 2026”.

Haradinaj ka bërë thirrje që institucionet të rrisin gatishmërinë dhe praninë në terren, duke shprehur përkrahje të plotë për zjarrfikësit, Policinë e Kosovës dhe shtabet emergjente.

Postimi i plotë: 

Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në mbarë Kosovën. Shtëpi, biznese dhe ekonomi familjare janë goditur rëndë. Kjo gjendje nuk pret.
Duhet veprim i menjëhershëm. Duhet vlerësim urgjent i dëmeve dhe mbështetje direkte për familjet e prekura. Fondet emergjente duhet të ndahen pa vonesë. Buxheti i 2026 duhet të përshtatet dhe të reflektoj qartësisht këtë fatkeqësi. Dora e shtetit duhet të ndjehet menjëherë dhe përgjatë gjjthë vitit 2026.
Institucionet të rrisin gatishmërinë dhe të jenë në terren. Solidaritet dhe përgjegjësi që tani, sepse nesër është vonë.
Përkrahje të plotë për zjarrfikësit, Policinë e Kosovës dhe shtabet emergjente që janë pranë qytetarëve./lajmi.net/