Haradinaj: Edhe Adem Jashari është i akuzuar në Hagë
Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së Nasim Haradinaj, ka deklaruar se komandanti legjendar Adem Jashari, është i akuzuar në Hagë edhe për së vdekuri. “Në një mënyrë direkte ose indirekte Adem Jashari veç është i akuzuar dhe e dini ju procesin kur prokurori çohet e qet Hashim Thaçin dhe bën një lidhje me Adem Jasharin. E dini…
Lajme
Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së Nasim Haradinaj, ka deklaruar se komandanti legjendar Adem Jashari, është i akuzuar në Hagë edhe për së vdekuri.
“Në një mënyrë direkte ose indirekte Adem Jashari veç është i akuzuar dhe e dini ju procesin kur prokurori çohet e qet Hashim Thaçin dhe bën një lidhje me Adem Jasharin. E dini kur e japin si fakt, si argument kur duhet të dënohen edhe për atë pikë”, tha Haradinaj.
“Kështu që Adem Jashari edhe për së vdekuri është i ulur në bankën e të akuzuarve atje”, deklaroi ai në Klan Kosova.
Haradinaj këtë deklarim e bëri kur kanë mbetur edhe më pak se 24 orë kur do mbahet seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së.