Haxhiu pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Holandës në Kosovë
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar të martën letrat kredenciale të ambasadores së re të Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Astrid de Vries. Me këtë rast, Haxhiu i uroi ambasadores mirëseardhje dhe sukses në misionin e saj diplomatik në Kosovë, transmeton lajmi.net. Ajo theksoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Holandës…
Lajme
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar të martën letrat kredenciale të ambasadores së re të Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Astrid de Vries.
Me këtë rast, Haxhiu i uroi ambasadores mirëseardhje dhe sukses në misionin e saj diplomatik në Kosovë, transmeton lajmi.net.
Ajo theksoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Holandës janë ndërtuar mbi bashkëpunim dhe besim, ndërsa vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Holandës për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian dhe euroatlantik.
“Kosova dhe Holanda kanë ndërtuar ndër vite marrëdhënie të shkëlqyera dhe një miqësi të mbështetur në besim e bashkëpunim. Holanda ka qenë pranë Kosovës në etapa të rëndësishme të rrugëtimit tonë dhe vazhdon ta mbështesë fuqishëm të ardhmen tonë evropiane dhe euroatlantike”, ka thënë Haxhiu.
Gjatë takimit është diskutuar edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, arsimin, kulturën dhe sigurinë.
Haxhiu ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me ambasadoren e re me qëllim të avancimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Ambasadores de Vries i urova sukses në detyrën e re dhe e sigurova se do ta ketë bashkëpunimin tim të plotë për t’i thelluar edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Holandës”, ka deklaruar ajo./lajmi.net/