lajmi.net

Hapet televotim për Edin – a dëshironi të largoni nga Big Brother VIP Kosova?

Një situatë e tensionuar ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother, ku Eduard Kuçi ka kërcënuar Ardit Stafajn pas një fjalie që ky i fundit kishte thënë, ndonëse më pas u tha se bëhej fjalë për një keqkuptim. Pavarësisht kësaj, Eduardi ka përdorur gjuhë të ashpër dhe ofenduese, duke kaluar kufijtë e debatit…

ShowBiz

05/01/2026 22:32

Një situatë e tensionuar ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother, ku Eduard Kuçi ka kërcënuar Ardit Stafajn pas një fjalie që ky i fundit kishte thënë, ndonëse më pas u tha se bëhej fjalë për një keqkuptim.

Pavarësisht kësaj, Eduardi ka përdorur gjuhë të ashpër dhe ofenduese, duke kaluar kufijtë e debatit dhe duke përfshirë në fyerje edhe banorë të tjerë, madje edhe vetë Big Brother-in.

Sjellja e tij ka nxitur reagime të menjëhershme brenda dhe jashtë shtëpisë, ndërsa situata u konsiderua e papranueshme nga produksioni.

Si pasojë, Vëllai i Madh mori vendim për të ndërhyrë, duke ndëshkuar Kuçin për gjuhën e papërshtatshme dhe kërcënimet e bëra.

Për këtë arsye, ndaj tij është hapur një televotim, ku tashmë është publiku ai që do të vendosë nëse Edi do të vazhdojë rrugëtimin e tij në Big Brother apo do të largohet nga shtëpia.

Vendimi i publikut pritet të zbulohet po sonte, ndërsa situata ka ndezur debate të shumta në rrjetet sociale.