Hap i madh drejt marrëveshjes – De Ketelaere te Milan për 31+4 milionë euro

Milan pritet ta mbyllë marrëveshjen për Charles De Ketelaere. Milan dhe Club Brugge janë më afër se kurrë të mbyllin marrëveshjen për yllin belg. Siç raporton Luca Bianchin i ‘Gazzetta dello Sport’, Milan kanë ngritur ofertën e tyre në 31 milionë euro plus 4 të tjera si bonuse, përcjell lajmi.net. Marrëveshja, sipas tij, pritet të…

Sport

27/07/2022 15:00

Milan pritet ta mbyllë marrëveshjen për Charles De Ketelaere.

Milan dhe Club Brugge janë më afër se kurrë të mbyllin marrëveshjen për yllin belg.

Siç raporton Luca Bianchin i ‘Gazzetta dello Sport’, Milan kanë ngritur ofertën e tyre në 31 milionë euro plus 4 të tjera si bonuse, përcjell lajmi.net.

Marrëveshja, sipas tij, pritet të mbyllet sonte ose më së largu nesër.

De Ketelaere është në radarin e Milan tash e disa kohë, por Club Brugge këmbëngulën gjatë që çmimi të rritej.

Nëse kjo ofertë nuk do të jetë ajo që bind Club Brugge, gjasat janë maksimale që gjithçka më pas të rrënohet sa i përket ndjekjes së CDK. /Lajmi.net/