Handanovic mund të largohet nga Interi

Portieri i Inter, Samir Handanovic mund të largohet nga 'Nerrazzurët'.

Sport

17/03/2022 19:08

Kontrata aktuale e portierit Handanovic skadon gjatë verës dhe ekipi i Interit ende nuk i kanë ofruar një kontratë të re.

Sipas raporteve në Itali, ai mund të largohet gjatë verës me parametra 0, transmeton lajmi.net.

‘Nerrazzurët’ raportohet se kanë nënshkruar me portierin e Ajax, Andre Onana, kjo mund të jetë arsyeja që nuk i kanë ofruar kontratë të re sllovenit.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ofertë nga Interi që të vazhdojë edhe më tej, apo do largohet në fund të sezonit./Lajmi.net/