Hamza zotohet: Nëse një ministri i ngritet aktakuza, ose jep dorëheqje ose shkarkohet
Kandidati për kryeministër i Kosovës, Bedri Hamza, sot ka folur për persona me aktakuza, të cilët ndodhen edhe në lista për kandidatë për deputetë në parti të ndryshme. Ai në Klankosova, ka premtuar se nëse një ministri të Qeverisë së tij, i ngritet një aktakuzë, ose do të jap dorëheqje ministri në fjalë, ose do…
Lajme
Kandidati për kryeministër i Kosovës, Bedri Hamza, sot ka folur për persona me aktakuza, të cilët ndodhen edhe në lista për kandidatë për deputetë në parti të ndryshme.
Ai në Klankosova, ka premtuar se nëse një ministri të Qeverisë së tij, i ngritet një aktakuzë, ose do të jap dorëheqje ministri në fjalë, ose do të shkarkohet, shkruan lajmi.net.
“Nëse bien ndesh me ligjin, e di prezumimin e pafajësisë. Tu ngrit aktakuzaq, o jep dorëheqje e ballafaqohesh me ligjin, o shkarkohesh. Kushdo qoftë ai, o dorëheqje, po nëse vonohet ndonjë minutë për dorëheqje shkarkohesh”, ka thënë Hamza.
Ai ka thënë se e kupton që mund të ketë raste kur ngriten aktakuza dhe në fund të procesit zgjedhor personi mund të dal i pafajshëm, por se ai do të shkarkohet.
Hamza ka treguar se si mund të ndërhyj politika në drejtësi.
“Politika nuk duhet të ndërhyj në drejtësi, por shteti duhet ta përkrah atë. Ndërhyrja në drejtësi bëhet në formën që i thu, mbylli sytë mos e prek qët rast, ose për më keq nisja një aktakuzë aty edhe leja aty. Nuk është se nuk ka nodh. Nëse ka aktakuzë, prezumimin e pafajësisë e vlerësoj, mirëpo në aspektin moral, nuk është e denjë si ministër, me u ul në bankën e të akuzuarit. Gjeje një punë tjetër, nëse nuki je i zoti me e gjet një punë tjetër por vetëm si ministër, nuk je i denjë as për ministër. Cilido që të jetë ministër, nga cilido partner politik në Qeveri, si të ngritet aktakuzë, dy rrugë, o jep dorëheqje o je i shkarkuar”, ka shtuar Hamza. /Lajmi.net/