Hamza: Të kujtojmë solidaritetin dhe mbështetjen ndaj njëri-tjetrit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar një vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke përcjellë urimet e tij për besimtarët myslimanë në vend. Gjatë kësaj vizite, Hamza u prit nga përfaqësues të lartë të institucionit fetar, ku theksoi rëndësinë e kësaj feste si një…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar një vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke përcjellë urimet e tij për besimtarët myslimanë në vend.
Gjatë kësaj vizite, Hamza u prit nga përfaqësues të lartë të institucionit fetar, ku theksoi rëndësinë e kësaj feste si një moment reflektimi, solidariteti dhe afrimi ndërmjet njerëzve.
“Sot, sikurse çdo vit, jemi këtu për të uruar udhëheqësit fetarë dhe të gjithë qytetarët e besimit mysliman për këtë festë të shenjtë. Është shumë e rëndësishme që në këtë ditë të kujtojmë solidaritetin dhe mbështetjen ndaj njëri-tjetrit”, u shpreh Hamza.
Ai shtoi se fryma pozitive dhe mesazhi i mirëkuptimit që përcjell kjo festë duhet të reflektohen edhe në jetën institucionale dhe shoqërore, duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më humane.