Hamza takohet me Vakalin, diskutohen marrëdhëniet Kosovë-Greqi
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, zhvilloi sot një takim me Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali, ku u trajtuan tema të rëndësishme si zhvillimet e fundit politike, bashkëpunimi dypalësh dhe proceset me interes të përbashkët. Gjatë takimit, Hamza vlerësoi kontributin e Zyrës Ndërlidhëse në forcimin e marrëdhënieve mes…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, zhvilloi sot një takim me Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali, ku u trajtuan tema të rëndësishme si zhvillimet e fundit politike, bashkëpunimi dypalësh dhe proceset me interes të përbashkët.
Gjatë takimit, Hamza vlerësoi kontributin e Zyrës Ndërlidhëse në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Greqisë dhe nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit konstruktiv ndërmjet dy vendeve, transmeton lajmi.net.
Ai gjithashtu ritheksoi angazhimin e PDK-së për stabilitetin politik, promovimin e dialogut konstruktiv dhe avancimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës, duke theksuar se këto janë prioritete kryesore për partinë në këtë periudhë.
Njoftimi i plotë nga PDK:
Hamza bisedon me Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë për marrëdhëniet dypalëshe
Prishtinë, 16 janar – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, zhvilloi sot një takim me Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali, ku u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, marrëdhëniet dypalëshe dhe proceset me interes të ndërsjellë.
Kryetari Hamza shprehu mirënjohjen e tij për rolin konstruktiv të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, duke vlerësuar kontributin e saj në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Duke folur për zhvillimet politike, Hamza ritheksoi se PDK-ja mbetet e përkushtuar për ruajtjen e stabilitetit politik, promovimin e dialogut konstruktiv dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës./lajmi.net/