Hamza: Rasti i Rrustem Mustafës nuk krahasohet me Fatmir Limajn

Bedri Hamza ka deklaruar se rasti i Rrustem Mustafa nuk mund të krahasohet me atë të Fatmir Limaj, duke theksuar se Mustafa asnjëherë nuk është larguar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe nuk ka krijuar subjekt të ri politik. Në emisionin “Pressing” në T7, Hamza tha se Mustafa ka qëndruar vazhdimisht pranë PDK-së dhe në…

Lajme

11/05/2026 21:30

Bedri Hamza ka deklaruar se rasti i Rrustem Mustafa nuk mund të krahasohet me atë të Fatmir Limaj, duke theksuar se Mustafa asnjëherë nuk është larguar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe nuk ka krijuar subjekt të ri politik.

Në emisionin “Pressing” në T7, Hamza tha se Mustafa ka qëndruar vazhdimisht pranë PDK-së dhe në çdo proces zgjedhor ka lobuar në mbështetje të partisë.

“Rrustem Mustafa asnjëherë nuk u largua nga PDK dhe nuk ka formuar subjekt të vetin. Nuk është situatë e njëjtë. Në çdo zgjedhje ka lobuar për PDK-në”, deklaroi Hamza.

Ai shtoi se PDK-ja funksionon me demokraci të brendshme dhe se brenda partisë nuk ekziston mendim unik apo uniform për çdo çështje politike. /Lajmi.net/