Lladrovci pas refuzimit të Limajt: Kjo çështje mbaroi siç mbaroi, jeta është e gjatë
Ramiz Lladrovci ka reaguar sërish lidhur me debatet për rikthimin e Fatmir Limaj në Partia Demokratike e Kosovës, duke thënë se “kjo çështje mbaroi siç mbaroi”, por duke lënë të kuptohet se raportet politike mund të ndryshojnë në të ardhmen. Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci tha se nuk do të komentojë më këtë temë,…
Lajme
Ramiz Lladrovci ka reaguar sërish lidhur me debatet për rikthimin e Fatmir Limaj në Partia Demokratike e Kosovës, duke thënë se “kjo çështje mbaroi siç mbaroi”, por duke lënë të kuptohet se raportet politike mund të ndryshojnë në të ardhmen.
Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci tha se nuk do të komentojë më këtë temë, pasi sipas tij, të gjitha qëndrimet i ka shprehur tashmë publikisht.
Ai theksoi se parimet duhet të vlejnë njësoj për të gjithë, pa favorizime apo anashkalime, ndërsa shtoi se edhe pse nuk tërhiqet nga qëndrimet e mëhershme për Limajn, rrethanat politike kanë ndryshuar.
“Asnjë fjalë nuk e heq, por mendoj se kanë ndryshuar rrethanat dhe ai në listën e PDK-së do të ishte pozitiv”, ka shkruar Lladrovci.
Në fund të reagimit, ai bëri thirrje për mobilizim në mbështetje të PDK-së dhe të kandidatit të saj për kryeministër, Bedri Hamza.
“Kjo çështje mbaroi siç mbaroi, jeta është e gjatë. Na pret sfidë për çdo votë”, ka deklaruar ai. /Lajmi.net/