PSD-ja garon në zgjedhje me 6 kandidatë për deputetë, Rrusta: Synojmë ta kalojmë pragun
Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta ka deklaruar se ky subjekt politik ka si synim kryesor kalimin e pragut në zgjedhjet e 7 qershorit. Për këtë, ajo në Rubikon të Klan Kosovës, ka thënë se PSD-ja do të garojë vetëm me gjashtë kandidatë për deputetë. “Ne synojmë me kalu pragun…Ne kemi vendos me hy në…
Lajme
Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta ka deklaruar se ky subjekt politik ka si synim kryesor kalimin e pragut në zgjedhjet e 7 qershorit.
Për këtë, ajo në Rubikon të Klan Kosovës, ka thënë se PSD-ja do të garojë vetëm me gjashtë kandidatë për deputetë.
“Ne synojmë me kalu pragun…Ne kemi vendos me hy në listë me gjashtë kandidatë…Ne jemi vota më e sigurt kundër një pushteti autoritar.”, ka thënë ajo.
Rrusta ka kritikuar partitë opozitare për mënyrën e opozitëbërjes karshi pushtetit të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Vendit po i mungon opozita, na duhet me i dal përballë këtij pushteti. Partitë opozitare parlamentare janë duke shërbyer si mashtrim optik për t’u parë ky pushtet në të vërtetën e vet. Këta e kanë normalizuar duke i shkuar nëpër takime. Paradite i thonë i rrezikshëm, pasdite i shkojnë në takime. Është koha me e ndërru edhe mënyrën se si i qasemi pushtetit. Duhet të ndërtojmë fushën e opozitarizimit. PSD-ja duhet me u fut në Kuvend. Ne mendojmë se të qenurit opozitë është pushtet shumë i fuqishëm, sepse e kontrollon pushtetin dhe nuk e lejon me deviju.”, ka deklaruar ajo.