Hamza prezanton këngën e fushatës “We Rise Together”, të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka publikuar sot këngën zyrtare të fushatës së PDK-së, të titulluar “We Rise Together”, një projekt krejtësisht inovativ që manifeston përdorimin e të Inteligjencës Artificiale në krijimin e një materiali zyrtar elektoral në Kosovë. Hamza ndër tjera ka thënë se kënga përfaqëson frymën e fushatës: bashkim, energji…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka publikuar sot këngën zyrtare të fushatës së PDK-së, të titulluar “We Rise Together”, një projekt krejtësisht inovativ që manifeston përdorimin e të Inteligjencës Artificiale në krijimin e një materiali zyrtar elektoral në Kosovë.
Hamza ndër tjera ka thënë se kënga përfaqëson frymën e fushatës: bashkim, energji dhe ecje përpara, në përputhje të plotë me sloganin “Bashkë. Përpara.”
Kryetari i PDK-së e shoqëroi publikimin me këtë mesazh:
“‘We Rise Together” është kënga jonë e fushatës. Sepse po, ne ngrihemi bashkë dhe vetëm së bashku ecim përpara. Kjo këngë është gjeneruar me Inteligjencë Artificiale, si dëshmi e vizionit dhe përkushtimit tonë për ta përqafuar inovacionin dhe të ardhmen e Kosovës. Ju ftoj ta dëgjoni, ta shpërndani dhe ta përfshini në materialet tuaja digjitale! Bashkë. Përpara. #PDK130”, ka shkruar Hamza.