Hamza: Ligji për Dhomat e Specializuara duhet të votohet pa vonesë, nuk po bëhet për PDK, por për UÇK-në

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar që Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës të procedohet dhe të votohet sa më shpejt në lexim të dytë. Pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, Hamza ka deklaruar se situata aktuale paraqet, sipas tij, rrezik për Kosovën dhe ka kërkuar veprim…

Lajme

06/10/2026 12:41

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar që Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës të procedohet dhe të votohet sa më shpejt në lexim të dytë.

Pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, Hamza ka deklaruar se situata aktuale paraqet, sipas tij, rrezik për Kosovën dhe ka kërkuar veprim institucional, raporton lajmi.net

“Kosova po rrezikon, pyetja është çka e radhës, në raport me Kosovën – Ndërmarrje e përbashkët kriminale, kjo është një goditje për popullin e Kosovës dhe të kaluarën e popullit të Kosovës UÇK-në, që na dëmtohet historia, na dëmtohet e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë. Ligji nuk është që bëhet për Partinë Demokratike të Kosovës, ky ligj e mbron të kaluarën e popullit të Kosovës dhe të ardhmen e popullit të Kosovës. Populli ka qenë UÇK edhe në LDK edhe në PDK në Aleancë. Kërkojmë që të vendoset pa vonesë në lexim të dytë ligji për Dhomat e Specializuara të Kosovës”, tha Hamza para mediave pas mbledhjes së Kryesisë./Lajmi.net/