Hamza i përgjigjet Kurtit: Çlirimtarët janë kudo, ti i sulmon sepse vetë s’ke bërë asgjë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, bartës i listës, Bedri Hamza, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka gjashtë vjet që i riciklon premtimet. Në Rubikon të Klan Kosova, ai foli për kapacitetet energjike, duke e kritikuar të njëjtin se nuk i ka vendosur filtrat në KEK. Tutje, ai foli edhe për sulmet që Kurti…

Lajme

26/05/2026 22:40

Kandidati i PDK-së për kryeministër, bartës i listës, Bedri Hamza, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka gjashtë vjet që i riciklon premtimet.

Në Rubikon të Klan Kosova, ai foli për kapacitetet energjike, duke e kritikuar të njëjtin se nuk i ka vendosur filtrat në KEK.

Tutje, ai foli edhe për sulmet që Kurti ua bën çlirimtarëve.

“Po ka çlirimtarë, dhe ata janë çlirimtarë. Mbesin dhe vdesin çlirimtarë. Ata e kanë kryer punën e vet më 1999 sa i përket çlirimit të Kosovës. Nëse ata kanë qenë pjesë e policisë, ata vazhdojnë ta kryejnë punën e vet në polici, administratë, sektor privat, FSK, kudo janë. Por ti s’mund ua mohon. Mundet me të metë zhig, merak, pse ti, ose kushdo qoftë, të paktën nga një tas ujë s’e kanë qitë. Dikujt i ka mbet merak. Por çlirimtarët janë çlirimtarë. E zullumqarët janë vetëm zullumqarë”.

“Zullumqarë janë personat që s’e respektojnë Kushtetutën, ligjin, që i godasin e i kallin institucionet e shtetit, që e sulmojnë policinë e shtetit, që bëjnë korrupsion, që kanë aktakuza për korrupsion në pozita të larta shtetërore. Korrupsion endemik, afera në energji, miliarda euro importe të energjisë elektrike, me çmim shumë të lartë, edhe të blerjes edhe të transmisionit, pjesë e mafisë me Vuk Hamoviqa, me kompani me nga një punëtor, të themeluara para dy vjetëve, që i kalojnë qarkullimin e shumë kompanive në Kosovë”, tha mes tjerash Hamza.