Hamza dhe Tahiri njoftojnë përfundimin e projekteve në dy rrugë të rëndësishme: Mitrovica do të vazhdojë të ndërtojë, të nderojë dhe së bashku me qytetarët të ecë përpara
Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Bedri Hamza, ka njoftuar për përfundimin e dy projekteve infrastrukturore të rëndësishme në qytet – rregullimin e plotë të rrugëve “Bislim Bajgora” dhe “Agim Ramadani”. Në një postim të publikuar bashkë me një video nga terreni, Hamza tha se këto rrugë kishin mbetur të harruara për shumë vite dhe…

Lajme
Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Bedri Hamza, ka njoftuar për përfundimin e dy projekteve infrastrukturore të rëndësishme në qytet – rregullimin e plotë të rrugëve “Bislim Bajgora” dhe “Agim Ramadani”.
Në një postim të publikuar bashkë me një video nga terreni, Hamza tha se këto rrugë kishin mbetur të harruara për shumë vite dhe se tani, më në fund, janë përfunduar si pjesë e zotimeve të tij elektorale.
“Mitrovica ka pritur gjatë për këto dy rrugë, të cilat ishin harruar prej vitesh në plane që kurrë nuk u realizuan. Tani edhe rrugët ‘Bislim Bajgora’ dhe ‘Agim Ramadani’ i përfunduam. Çdo projekt i realizuar dhe çdo rrugë e ndërtuar na jep krenari dhe Mitrovicën e rikonfirmon si qytet të punës,” u shpreh Hamza.
Në këtë vizitë në terren e shoqëroi edhe nënkryetari i Komunës, Arian Tahiri, i cili tashmë është zyrtarizuar si kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Mitrovicës Jugore në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Hamza, i cili nuk do të rikandidojë për këtë mandat, ka premtuar mbështetje për pasardhësin e tij dhe vazhdimin e punës së nisur.
“Mitrovica do të vazhdojë të ndërtojë, të nderojë dhe së bashku me qytetarët të ecë përpara,” theksoi ai./lajmi.net/