Hamilton, Verstappen e Russell të çuditur me strategjinë e Ferrari – qeshen pas garës
Ferrari ka bërë një tjetër gafë të madhe sot, kësaj radhe në Hungari. ‘Kokëkuqja’ u tregua e ngathtë me strategjinë e gomave, duke i humbur shpresat e Charles Leclerc për një triumf. Gjithçka ndodhi kur piloti nga Monako u ftua për të marrë një set gomash të forta, të cilat i humbën shpejtësinë jashtëzakonisht shumë…
Sport
Ferrari ka bërë një tjetër gafë të madhe sot, kësaj radhe në Hungari.
‘Kokëkuqja’ u tregua e ngathtë me strategjinë e gomave, duke i humbur shpresat e Charles Leclerc për një triumf.
Gjithçka ndodhi kur piloti nga Monako u ftua për të marrë një set gomash të forta, të cilat i humbën shpejtësinë jashtëzakonisht shumë në raport me rivalët e tij. Edhe më keq u bë kur vetëm pak minuta më vonë, u thirr për një pit-stop të paplanifikuar për të marrë set gomash të reja.
Por, çudia ishte te thirrja e parë. Madje, të çuditur ishin edhe pilotët e Mercedes dhe ai i Red Bull.
“Ata (Ferrari) ishin me goma të forta?” pyet Hamilton i çuditur, në dhomën për freskim, pas garës, përcjell lajmi.net.
“Po, po”, ishin përgjigjet e shpejta dhe plot habi nga George Russell e Max Verstappen.
Mattia Binotto i Ferrari ka komentuar këtë situatë duke thënë se thirrjen për goma nuk e vlerëson as të gabuar e as të saktë, por thotë se duhet bërë hetime më të thella pse humbi shpejtësia në ato nivele. /Lajmi.net/