Hamilton-Rosberg, ja kush e fitoi Çmimin e Madh të Britanisë

Lewis Hamilton ka triumfuar në shtëpinë e tij për Çmimin e Madh të Britanisë, duke lënë mbrapa ngasësin e njejtë të “Mercedes”, Nico Rosberg.

Sport

10/07/2016 16:11

Në një garë të pa përshtatshme pas reshjeve të mëdha shiu, duke e bërë që gara të filloj me makinën mbrojtëse deri në xhiron e pestë, Hamilton ia doli ta zë vendin e parë për dy herë rresht.

Vend në podium përpos Hamiltonit dhe Rosbergut zuri edhe adoleshenti i “Red Bull” Max Verstappen.

Ditë të keqe patën dy ngasësit e “Ferrarit” pasi e mbyllën garën në vendet pesë, Kimi Raikkonen dhe nëntë Sebestian Vettel.

Tabelën e ngasësit më të mirë padyshim e prinë, Nico Rosberg me 171 pikë kurse vetëm katër pikë më pak ka Lewis Hamilton, ndërsa i treti është Kimi Raikkonen me 106 pikë

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.