Hamas sulmon reaktorin bërthamor në Izrael
Ushtria e Izraelit tha se militantët e Hamasit kanë lansuar një raketë drejt reaktorit bërthamor Dimona, kurse nga bombat izraelite nga ajri janë regjistruar së paku 44 trë vrarë.

Bota
Zyrtarët palestinezë thanë se nga sulmet ajrore izraelite janë vrarë së paku 44 vetë, prej ditës së djeshme, kur Izraeli e ka intensifikuar ofensivën e vet në Rripin e Gazës, në përgjigje të rritjes së numrit të sulmeve me raketa nga militantët palestinezë, raporton REL.
Ky është kulmi i tensioneve ndërmjet Izraelit dhe lëvizjes islamike militante Hamas, që e qeveris Gazën prej vitit 2012.
Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abas sot e ka akuzuar Izraelin se po kryen “gjenocid” në Rripin e Gazës.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka tërhequr vërejtjen për sulme edhe më të ashpra kundër Hamasit.
Izraeli tha se aeroplanët e vet luftarakë i kanë sulmuar 550 caqe të Hamasit, prej mëngjesit të djeshëm, kur filloi ofensiva.
Hamasi ka vazhduar të sulmojë me raketa thellë në territorin izraelit, duke i marrë në shënjestër qytetet e mëdha, përfshirë Tel Avivin.
Ushtria e Izraelit tha se sot militantët, po ashtu, e kanë lansuar një raketë drejt reaktorit bërthamor izraelit Dimona.
Izraeli është kërcënuar se do të invadojë Rripin e Gazës nëse vazhdojnë sulmet me raketa.