Haller kthehet në stërvitje pasi është gati ta mposhtë kancerin

Sebastian Haller pritet të rikthehet në stërvitje gjatë muajit janar. Të paktën kështu raporton prestigjiozja gjermane, BILD, transmeton lajmi.net. Futbollisti, siç dihet, pati kancer në testikuj, diçka që e penalizoi dhe e la jashtë fushave të blerta. Tashmë kur kjo sëmundje po cilësohet se e ka “humbur betejën” me lojtarin, siç raporton ESPN. Lojtari edhe…

Sport

20/12/2022 16:04

Sebastian Haller pritet të rikthehet në stërvitje gjatë muajit janar.

Të paktën kështu raporton prestigjiozja gjermane, BILD, transmeton lajmi.net.

Futbollisti, siç dihet, pati kancer në testikuj, diçka që e penalizoi dhe e la jashtë fushave të blerta.

Tashmë kur kjo sëmundje po cilësohet se e ka “humbur betejën” me lojtarin, siç raporton ESPN.

Lojtari edhe vetë e konfirmoi në Instagram se operacioni i dytë, për heqjen e tërësishme të këtij tumori, shkoi mirë

Haller u cilësua si njëri ndër prurjet më të rëndësishme të Dortundit në verën e kaluar. Ai u largua nga Ajaxi për shumën e 31 milionë eurove. /Lajmi.net/