Haliti demanton mediat në Shqipëri se është ftuar nga Specialja

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, ka demantuar lajmet e publikuara në mediat shqiptare, kinse ai është ftuar nga Gjykata Speciale.

Lajme

09/11/2020 21:07

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se s’ka marrë ftesë dhe as s’e kanë ftuar me telefon.

“Nuk është e çuditshme se si gëzohen smirëzinjtë. Por, fatkeqësisht dua t’i mërzisë ata, që të gjithë zëdhënësit e Radio Moskës e të Sputnikut, ndërsa t’i gëzoj miqtë e mi, që u shqetësuan me lajmin e lajmëtarëve të Radio Moskës e Radio Serbisë. Po ju njoftoj që as s’kam marrë ftesë dhe as s’më kanë ftuar me telefon”, ka shkruar Haliti në Facebook. /Lajmi.net/