Halim Halimi fiton përballë Lirak Çelajt

Halim Halimi nga LDK, me 26 vota, është zgjedhur Kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës. Lirak Çelaj nga PDK mori vetëm 9 vota, ndërkaq Ibrahim Mehmetaj nga Lëvizja për Bashkim arriti të siguronte 15 vota të asamblistëve të Komunës së Prishtinës.

Lajme

22/01/2014 11:02

Halim Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës është zgjedhur Kryesues i Kuvendit Komunal në Prishtinë.

Halimi fitoi përballë kandidatit të PDK’së dhe atij të Lëvizjes për Bashkim.

Ai mori 26 vota të asamblistëve të Prishtinës. Lirak Çelaj nga PDK mori vetëm 9 vota, ndërkaq Ibrahim Mehmetaj nga Lëvizja për Bashkim arriti të siguronte 15 vota të asamblistëve të Komunës së Prishtinës.

Vetëvendosje nuk kishte propozuar asnjë kandidat për postin e Kryesuesit, pasi ishte përcaktuar për një Kryesues konsensual.