Hakohet llogaria e UEFA-s para ndeshjes mes Barcelonës dhe Interit
Llogaria zyrtare e Ligës së Kampionëve të UEFA-s në Instagram u hakua së fundmi përpara ndeshjes midis Barcelonës dhe Interit. Mashtruesit u përpoqën të përdornin llogarinë e federatës për t’u mashtruar njerëzve duke u marrë paratë. Një postim u bë në Instagram me mbishkrimin: “Prezantimi i UEFA Unity Coin ($UUC) – monedha zyrtare dixhitale e…

Sport
Llogaria zyrtare e Ligës së Kampionëve të UEFA-s në Instagram u hakua së fundmi përpara ndeshjes midis Barcelonës dhe Interit.
Mashtruesit u përpoqën të përdornin llogarinë e federatës për t’u mashtruar njerëzve duke u marrë paratë.
Një postim u bë në Instagram me mbishkrimin: “Prezantimi i UEFA Unity Coin ($UUC) – monedha zyrtare dixhitale e UEFA Champions League, duke ripërcaktuar angazhimin e tifozëve në futboll dhe Web3”.
Postimi kishte gjithashtu një kod të çuditshëm të shkruar në fund, gjë që e bëri edhe më të qartë se ishte një përpjekje mashtrimi nga hakerat.
UEFA arriti të rikuperojë llogarinë e saj dhe ta fshijë këtë postim përpara se të shkaktojë dëm ose humbje për ndonjë tifoz.