Hakimi e nis me gol aventurën e tij te PSG
PSG po avancon 2-1 ndaj Troyes.
Sport
Pas 25 minutave lojë rezultati i ndeshjes mes Troyes dhe PSG-së është 1-2, shkruan lajmi.net.
Fillimisht për Troyes realizoi Oualid El Hajjam i cili pas një korneri u gjend më së mirë në zonë dhe me një goditje të saktë i dha epërsinë ekipit të tij.
Por nuk vonoi shumë dhe në min e 19’ PSG barazoi me golin e Achraf Hakimit.
Hakimi realizoi një super gol në ndeshjen debutuese të tij me gjigantin francez pas transferimit prej 71 milionë euro nga Interi.
Vetëm dy minuta më vonë në min e 21′ realizoi Mauro Icardi. /Lajmi.net/