Hakeri kinez 13 ditë përpara parashikoi zhdukjen e aeroplanit të AirAsia

Një blloger misterioz kinez shkaktoi tërmet të spekulimeve on-line pasi kishte parashikuar zhdukjen e aeroplanit të kompanisë AirAsia, i cili të dielën në mëngjes humbi nga radarët dhe supozohet se është rrëzuar në oqean. 

Bota

29/12/2014 23:48

Në serinë e publikimeve në forumin kinez Tianya, më 15 dhjetor, një përdorues anonim me nofkën Landlord ka paralajmëruar se pas tragjedisë së fluturimeve të Malaysia Arilinesa MH17 i MH370, organizata sekrete ‘Dora e zezë’ do të rrëzojë edhe aeroplanë të tjerë të kompanisë malajziane, kësaj here të asaj AirAsia, transmeton lajmi.net.

Askush nuk e kishte marrë seriozisht këtë paralajmërim deri në zhdukjen e së dielës të aeroplanit me 162 udhëtarë e anëtarë ekuipazhi në fluturimin nga Surabaya e Indonezisë për në Singapor.

Përdoruesit e Reddit e përkthyen porosinë origjinale nga gjuha kineze dhe konstatuan se aty ka tepër ngjashmëri për ta shpallur një imagjinatë të një personi mbase edhe të krisur.

“Dora e zezë (metaforë për organizatën sekrete e cila tërheq litarët prapa perdeve) ka rrëmbyer dhe rrëzuar MH370 i MH17. Kjo praktikisht e ka shkatërruar Malaysia Airlines. Tash Dora e zezë e ke vënë në shënjestër AirAsia, të cilën gjithashtu dëshiron ta shkatërrojë.

Duke pasur parasysh fuqinë e Dorës së zezë ju rekomandojmë të gjithë kinezëve që të mendojnë mirë para se të hipin në aeroplanët e AirAsia, sepse do të mund të zhduken si ai në fluturimin MH370”.

Si transmeton lajmi.net, përdoruesit e tjerë e akuzuan Landlordin se po shkruan gjëra pa lidhje, kurse ai u është përgjigjur: ‘Ju civilë vetëm shmangeni këtë aerotransportues”.

Gjatë dy ditëve, sa Landlord ishte aktiv në forum, ai ka shkruar 39 shpallje në të cilat ka ftuar bashkëpatriotët që të shmangin AirAsia. Askush nuk i kushtoi shumë vëmendje paralajmërimeve të tij deri në lajmin për rrëzimin e aeroplanit indonezian.

Tashmë po paraqiten teori sipas të cilave Landlord është informator apo haker kinez, kurse porositë e tij kanë qenë tentime për të shpëtuar bashkëkombësit e tij, pasi ka zbuluar komplotin e madh  dhe sekret të autoriteteve kineze.

Është interesante që në aeroplanin e zhdukur dje nuk gjendej asnjë shtetas i Kinës, transmeton lajmi.net.