Hajrizi: Protestat po rriten çdo ditë, po na bashkohen edhe ish-ushtarë e të rinj
Protestat në Prishtinë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale do vazhdojnë edhe sonte, ndërsa sipas organizatorit, Çlirim Hajrizi, numri i pjesëmarrësve po rritet çdo ditë. Hajrizi tha se protestave po u bashkohen vazhdimisht ish-ushtarë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, artistë dhe qytetarë të rinj. “Sonte nuk besoj që ka me ndryshu kurrgjë përveç numrit të pjesëmarrësve,…
Lajme
Protestat në Prishtinë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale do vazhdojnë edhe sonte, ndërsa sipas organizatorit, Çlirim Hajrizi, numri i pjesëmarrësve po rritet çdo ditë.
Hajrizi tha se protestave po u bashkohen vazhdimisht ish-ushtarë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, artistë dhe qytetarë të rinj.
“Sonte nuk besoj që ka me ndryshu kurrgjë përveç numrit të pjesëmarrësve, i cili po ndryshon çdo ditë. Po rritemi çdo ditë e më shumë. Po na bashkohen çdo ditë ushtarët e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, njerëz me influencë në Kosovë, artistë të ndryshëm”, tha Hajrizi mbrëmë në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova.