Hajdari “selam” Lladrovcit: Ai që ka themeluar iniciativë me emër personal, humbja e pret nga unë dhe PDK-ja në Drenas
Petrit Hajdari, kandidat i PDK-së në Drenas është shprehur i bindur se PDK me të në krye do ta mposht iniciativën e Ramiz Lladrovcit, pa balotazh. “Në 2021 ne me z. Lladrovcin kemi shku në balotazh, sepse neve na u pat themelu një iniciativë që i patën kundërshtimet me kandidimin e z.Lladrovci dhe kandidimi i…

Lajme
Petrit Hajdari, kandidat i PDK-së në Drenas është shprehur i bindur se PDK me të në krye do ta mposht iniciativën e Ramiz Lladrovcit, pa balotazh.
“Në 2021 ne me z. Lladrovcin kemi shku në balotazh, sepse neve na u pat themelu një iniciativë që i patën kundërshtimet me kandidimin e z.Lladrovci dhe kandidimi i z.Lladrovci, ka ardhë kur kryesya e degës e pati kandidu atë kohë z.Ajazin ndërsa kryesia e nivelit qëndror e pati nominuar, z.Lladrovcin. kur ai thoshte se është mandidati i tij i fundit.”
“Ajo që duhet të thuhet është se votat e mia janë vota të PDK-së, ne i kemi mbërri mbi 19 mijë vota si Drenas, për shkak se janë bashkuar faktorë lokal dhe qendror, njerëzit kanë votu edhe për kandidatë të tjerë në zgjedhje të përgjithshme, edhe për z.Hamza e z.Krasniqi. Unë kam dal me numër maksimal të votave nga kjo garë, që i bie 8825 vota, që parimisht i bie që më ka votuar çdo i dyti votues i PDK-së. Në politikë nuk luftohet thjesht për vota, por për besimin e qytetarëve. Besimi që ma kanë dhënë qytetarët e Drenasit, më ka obliguar që at punë at besim e vlersim me ua kthy me nder dhe shërbim. Sot jemi në rrethana të reja, jemi në garë unë dhe ai, por edhe iniciativa të tjera, por PDK-ja në Drenas garon vetëm me numrin 191 dhe ka veç një adresë, ndërsa ata që kanë themelu iniciativa, me emër personal, jam i sigurt që humbja e pret prej meje.” – ka thënë Hajdari për nacionalen.