Hailey tregon linjat e formësuara gjatë stërvitjeve në palestër

Hailey shfaqi format trupore në fotografitë e fundit.

ShowBiz

16/01/2021 11:16

Modelja Hailey Bieber është ndër emrat më të kërkuar dhe të suksesshëm në këtë fushë, shkruan lajmi.net.

Ajo i mban fansat të informuar përmes rrjeteve sociale, përmes postimeve ku ndan edhe pjesë nga përditshmëria e saj.

Së fundi, me anë të disa postimeve, Hailey tregoi se është shumë e përkushtuar në palestër, teksa ndau video nga atje.

Teksa po ushtronte, pranë modeles qëndronte edhe qenushi i saj.

Ndryshe, Hailey Bieber është e martuar me këngëtarin Justin Bieber, ndërsa janë ndër çiftet më të dashura të shoubizit. /Lajmi.net/