Haaland është larguar nga kampi stërvitor i Norvegjisë i lënduar

Ylli i Man City, Erling Haaland nuk do jetë me kombëtaren e tij në ndeshjet e marsit. Kanë mbetur edhe pak ditë deri në fillimin e ndeshjeve para kualifikuese për Kampionatin Evropian. Kombëtaret kanë filluar grumbullimin e tyre me lojtarët e ftuar për ndeshjet e marsit, transmeton lajmi.net. Së fundmi skuadra e Norvegjisë ka marrë…

Sport

21/03/2023 10:06

Ylli i Man City, Erling Haaland nuk do jetë me kombëtaren e tij në ndeshjet e marsit.

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në fillimin e ndeshjeve para kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Kombëtaret kanë filluar grumbullimin e tyre me lojtarët e ftuar për ndeshjet e marsit, transmeton lajmi.net.

Së fundmi skuadra e Norvegjisë ka marrë një lajm aspak të mirë në prag të ndeshjeve të këtij muaji.

Sipas raportimit të Fabrizio Romanos, Erling Braut Haaland do të mungojë në ndeshjet kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë për shkak të një lëndimi në ijë.

Haaland është larguar nga skuadra e Norvegjisë, siç ka bërë të ditur deklarata zyrtare e FA.

Kujtojmë që më 25 mars Norvegjia përballet me Spanjën, ndërsa më 28 mars ndaj Gjeorgjisë./Lajmi.net/