Haaland e zbulon takimin e parë me të dashurën dhe raportin me të
Erling Haaland është sot njëri prej futbollistëve më të mirë në botë. Sulmuesi norvegjez duket mjaft i ftohtë para portave kundërshtare. Por, në jetën private duket se është mjaft “i nxehtë”. Ai e ka gjetur fatin e jetës dhe ka folur për raportin me të dashurën e tij, Isabel Haugseng Johansen, për fillimin e lidhjes…

Sport
Erling Haaland është sot njëri prej futbollistëve më të mirë në botë.
Sulmuesi norvegjez duket mjaft i ftohtë para portave kundërshtare.
Por, në jetën private duket se është mjaft “i nxehtë”.
Ai e ka gjetur fatin e jetës dhe ka folur për raportin me të dashurën e tij, Isabel Haugseng Johansen, për fillimin e lidhjes dhe se si e kalon kohën me të.
Natyrisht, dyshja i ndan bashkë të mirat dhe të këqijat, por duket se po ia kalon majft mirë së bashku.
“Si e takova të dashurën time? Ajo më dërgoi mesazh e para!”
“Ajo luajti në të njëjtin klub si unë, Bryne. Ajo ishte ajo që më kontrollonte, jo anasjelltas.”
“Një takim ideal? Unë gatuaj. Mund t’i duket e sikletshme asaj, por ajo i do videolojërat. Kështu që luajmë Minecraft së bashku, ndërtojmë shtëpi dhe gjithçka.”
“Ose thjesht shkojmë në shtëpi në Bryne dhe porosisim qebapë.”
Erling Haaland dhe Isabel Haugseng Johansen — dy futbollistë, historia e të cilëve filloi në Bryne FK, klubin e parë të Haaland.
Nga rritja së bashku deri te festimi i “tripletës” dhe gjithçka midis tyre, ata i kanë ndarë të gjitha së bashku.